E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Jeremic gënjen, Uganda na ka njohur

Kabineti i zëvendëskryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli ka përgënjeshtruar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremic duke deklaruar se ishte presidenti i Ugandës, Yoweri Kaguta Musevini që ia ka konfirmuar zv/kryeministrit Behgjet Pacolli njohjen e Kosovës nga ky shtet afrikan.

Në letrën e njohjes që tani më është bërë publike, Presidenti i Ugandës shkruan se shteti i tij i bashkohet shteteve të tjera që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Ugandës i bën thirrje Kosovës për krijimin e marrëdhënieve diplomatike si akti më sublim i njohjes mes dy shteteve.

Kjo letër u publikua menjëherë pasi ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic deklaroi se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Jeremic akuzoi institucionet e Kosovës se e manipuluan këtë njohje sikundër bënë më herët sipas tij me njohjet nga Nigeria dhe Republika e Afrikës Qendrore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›