Pirlo: Me Milanin qëndrova për të fituar
Futbollist italian ishte shumë pranë skuadrës londineze, ku do të ribashkohej me trajnerin Karlo Ançeloti, por ishte presidenca e Milanit që refuzoi ofertën.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe unë kam qëndruar i qetë. Menaxheri më ka informuar vazhdimisht dhe isha në dijeni të ofertës së Çelsit. Por unë desha të qëndroja në Milano dhe kurrë nuk kam kërkuar të largohem. Jam i bindur se mund të fitojmë, pasi kemi një ekip që mund të luftojë në të gjitha frontet, dhe jo vetëm në Itali”, deklaron Andrea Pirlo.