Real Madrid kërkon 25 mln euro për SneijderPër Sneijder ka dhe një interesim të fortë nga ana klubit anglez Aston Villa.

Reali i Madrid kërkon nga Interi 25 milionë euro për mesfushorin Wesley Sneijder dhe klubi zikaltër duhet të vendosë përfundimisht javën tjetër. Lajmin e dha e përditshmja spanjolle “Marca”. Menaxheri i “los blancos”, Jorge Valdano, “i kërkoi 25 milionë euro Mourinjos për Sneijder”, shkruan “Marca”, që thekson se trajneri i ri i Realit, Pellegrini, e konsideron ende të vlefshëm në formacion holandezi. Për Sneijder ka dhe një interesim të fortë nga ana klubit anglez Aston Villa.
E Shtune, 08 Gusht 2009