E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo ‘ngrin’ Milanin

Milano - Nga Afrika e Jugut ku ndodhet me kombëtaren, mesfushori kuqezi lë të hapur derën drejt Bluve të Çelsit. ‘Unë te Çelsi? Të shohim...’ është përgjigja e thatë e Andrea Pirlos, i cili nuk fshihet, përkundrazi bën të ditur se një ndryshim ekipi është mëse i mundshëm, aq më tepër ku bëhet fjalë për Çelsin e Ançelotit.

Në fakt ishte Ançeloti ai që e bëri Pirlon lojtarin më të mirë të mesfushës me skemat e tij dhe mesfushori i është mirënjohës për këtë.

Pirlo flet edhe për largimin e Kakasë: “Na erdhi keq, megjithëse e dinim prej kohësh. Gjithsesi ishte një zgjedhje e akorduar mes lojtarit dhe klubit. Kjo është një shenjë e krizës që po kalon futbolli italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›