E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët shtegtojnë në Kinë për zhvillimin e Super Kupës

Romë - Super Kupa e Italisë këtë vit do të zhvillohet në stadiumin kinez “Foleja e Zogut”. Kryeqyteti Pekin do të presë kampionët e Interit dhe fituesin e kupës, Lacion. Kjo ndeshje është parashikuar të zhvillohet më 8 gusht.

Drejtuesit e futbollit italian kanë menduar të zgjedhin Kinën për zhvillimin e kësaj finaleje, në mënyrë që të rriten sa më shumë të ardhurat.

Kohët e fundit ka rënë shumë interesimi i italianëve për të ndjekur skuadrat e tyre nëpër stadiume, gjë që ka ndikuar negativisht në futbollin e këtij vendi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›