E Martë, 3 Nëntor 2026

Yuri Kim: Kadare i pavdekshëm, ka tejkaluar vendin dhe kohën

Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare në moshën 88-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën e atillë letrare, duke kapërcyer vendin dhe kohën.

Ajo shton se brezi i ardhshëm do të emocionohet dhe provokohet po aq sa ata që jetuan në kohën e tij pasi të kenë lexuar librat e shkrimtarit të njohur.

“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai ka kapërcyer kohën dhe vendin.

Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij – a do të jetë ai “Prilli i thyer”? Ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? – dhe do të jenë të emocionuar dhe të provokuar, ashtu si të gjithë ne që patëm fatin të ndajmë kohën dhe vendin me Ismailin. Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan Yuri Kim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›