E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirro, me të dashur 27 vite më të re

Pas ndarjes nga Inva Mula, kantautori Pirro Çako është në lidhje dashurie me 21 vjeçaren Sisi Ujka.
Kjo lidhje  bëri bujë një vit më parë, duke qenë se ajo është plot 27 vjet më e vogël se ai.

Studentja e Shkencave Politike aktualisht bashkëjeton me Pirron në apartamentin e këngëtarit në Tiranë, dhe sipas "Panorama", ajo ka deklaruar se kërkon një fëmijë nga Pirro gjatë këtij viti.

Ndërkohë mësohet se albumi i fundit i këtij të fundit, që titullohet “Ashensor”, i kushtohet pikërisht Sisit.

Pas publikimit të këngës, Sisi duke postuar klipin “Ashensor” në profilin e saj në Facebook, i drejtohet Pirros me fjalët: “Faleminderit për këto fjalë kaq të bukura, zemër!”, duke njoftuar miqtë e saj se kënga e tij e fundit i dedikohet asaj, një dhuratë për lidhjen e tyre të dashurisë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›