E Diel, 1 Nëntor 2026

Curri: I bej gol Hidit ne syte e KuzhesKatër shqiptarë të Krivbasit e tre kosovarë të Vorsklës përballen midis tyre. Curri i ka shenuar gol me penallti ne prani te ish-trajnerit Ari Han. I ftuari “VIP” do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare, kroa

Publikoje ne:

E diela futbollistike në Ukrainë ofron një sfidë të vërtetë për futbollistët shqiptarë e kosovarë që militojnë në kampionatin e tetë më të fortë në botë. Dhe nuk janë pak, por katër shqiptarë, Isli Hidi, Dorian Bylykbashi (kapiten), Ervin Bulku e Ansi Agolli,  të gjithë të Krivbasit do të përballen me tre kosovarë, Debatik Curri, Armend Dallku e Ahmed Januzi, edhe këta të gjithë të Vorskla Poltava. Nga ana tjetër, derbi “kuqezi” vë përballë njëri-tjetrit, gjashtë lojtarë të Kombëtares shqiptare dhe një të Shpresës (sulmuesi Januzi), ku i ftuari “VIP” do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare, kroati Kuzhe.

“Gol Isli Hidit”
Debatik Curri, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Vorsklës, pohoi se e pret me emocion e kënaqësi sfidën kundër Krivbasit. “Sapo jam kthyer nga stërvitja e zakonshme e mesjavës. E ndjej veten pak të lodhur, pasi ishte me intensitet. Këtë të diel luajmë kundër Krivbasit. Ka shumë atmosferë në këtë ndeshje, pasi jemi shtatë lojtarë shqiptarë në të dy skuadrat. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur, aq më tepër që në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares, Kuzhe. Për këtë na kanë lajmëruar e vetë trajneri na ka telefonuar. - tha mbrojtësi 25-vjeçar Curri, një nga lojtarët e huaj që kanë bërë emër në kampionatin ukrainas.

“Me siguri do të jetë një takim i vështirë, pasi Krivbasi ende nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, por dhe neve na duhet fitorja pasi kemi vetëm gjashtë pikë. Kur kanë fituar të tjerët, edhe ne synojmë fitoren me ta”- shtoi Curri. “Nga 15 gola që kam shënuar në Ukrainë, dy prej tyre ia kam shënuar Krivbasit. Madje njërin ia kam bërë Isli Hidit, në fitoren 2-1 ndaj skuadrës së tij. Ishte një gol i realizuar në minutat e fundit me penallti. Për më tepër në prani të ish-trajnerit të Kombëtares, Ari Han. Nëse do të jetë Hidi në portë, do t’ia shënoja më kënaqësi një gol. Shok jam me Islin jashtë fushe, brenda saj nuk e fal rastin”, -tha Debatiku, që me ndeshjen kundër Danimarkës mbushi 27 takime me përfaqësuesen (1 gol me Holandën).

“Pozitivë me Suedinë”
Pa dyshim, që ndeshja e ardhshme kundër Suedisë (e fundit për Shqipërinë) është e rëndësishme në planin e moralit, por Curri, i cili arriti të bllokonte Zlatan Ibrahimoviçin në barazimin 0-0 në “Qemal Stafa”, pikërisht në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, shton se barazimi 1-1 me Danimarkën dhe filozofia që po fut trajneri Kuzhe, ka rritur besimin e forcën për të arritur një rezultat tjetër pozitiv me nordikët.

 “Mendoj se do të shkojmë në Suedi për të bërë së pari një paraqitje pozitive dhe së pakur të marrim një barazim, edhe pse për Suedinë, ndeshja kundër nesh mund të jetë tepër përcaktuese për praninë e saj në finalet e Botërorit. Sigurisht, që do të japim maksimumin për t’i mbyllur me dinjitet këto eliminatore. Kundër ekipeve të mëdha gjithmonë kemi bërë ndeshje të mira”- përfundoi Curri, që e ka nisur aventurën e tij me fanellën kuqezeze pikërisht me barazimin 0-0 me Gjeorgjinë, më 22 mars 2006, nën urdhrat e ish-trajnerit gjerman të përfaqësueses, Hans Peter Brigel.
 

15 gola

Mbrojtësi Debatik Curri ka shënuar 15 gola në kampionatin ukrainas me fanellën e klubit të tij, Vorskla Poltava.
 

1 gol
Futbollisti polivalent i Kombëtares ka shënuar 1 gol në 27 ndeshje me përfaqësuesen, pikërisht kundër Holandës.

E Premte, 18 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›