Pishinat, freski apo rrezik, parandalimi nis nga higjiena personale

Në ditët e nxehta të verës, pishinat janë një nga mënyrat më të preferuara për t’u freskuar, veçanërisht nga fëmijët dhe të rinjtë. Por pishinat mund të fshehin edhe disa rreziqe shëndetësore.
Mjekja epidemiologe Dhurata Hysa na shpjegon se cilat janë këto rreziqe që mund të shfaqen gjatë frekuentimit të pishinave.
“Janë disa sëmundje të cilat vihen re më së shumti, konjunktivitet por edhe infeksione gastrointestinale të cilat shkaktohen nga gëlltitja e ujit të pishinave”, u shpreh Dhurata Hysa, mjeke Epidemiologe.
Çfarë duhet të kemi kujdes kur i frekuentojmë pishinat?
“Pastrimi mekanik i pishinave, dush para se të futeni në pishinë dhe kur të dilni. Peshqirët duhet të janë individual sepse janë transmetues të rrezikshëm të infeksioneve”, tha mjekja.
Frekuentimi i pishinave kërkon kujdes dhe vëmendje, sidomos për fëmijët. Qytetarët duhet të zgjedhin ambiente të kontrolluara dhe të ndjekin higjienën personale. Një verë e shëndetshme nis me zgjedhje të kujdesshme.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/