E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pishman qe shkoi ne Inter

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 0851

Futbollisti i Besiktasit Ricardo Quaresma pasi e ka gjetur qetesine ne Turqi ka treguar disa gjera nga prapaskena pas eksperiences se tij falimentuese ne Inter. Mesfushori portugez qe i kushtoi presidentit Massimo Moratti 24 milione euro thote se eshte penduar qe i ishte bashkuar klubit italian.

147Gjeja per te cilen pendohem me se shumti ne jete eshte qe kam shkuar ne Inter. Atje me kishte humbur lumturia dhe besimi ne vetvete. Erdhi nje cast dhe nuk me ftuan me. Ndihesha i lene anash dhe zgjohesha duke qare per te shkuar ne stervitje148 tha perfaqesuesi portugez i cili nuk i kupton ende disa gjera qe i kishin ndodhur gjate eksperiences ziekalter.

Quaresma ndien se nuk eshte perkrahur sa duhet nga rrethi e posacerisht nga trajneri Jose Mourinho. 147Kur arrita ne Milano e kuptova menjehere se isha transferuar vetem pse me deshironte Mourinho. Mirepo me pas nuk kam luajtur me. Eshte e vertete nuk isha ne maksimumin e gjendjes sime fizike pasi qe kur i shikoja ndeshjet ne televizor nuk e njihja veten. Por nese nje trajner te kerkon e me pas nuk te ndihmon kur me se shumti ke nevoje per te luajtur cfare mund te presesh me shume148 ankohet ai.

Ne fund 27 vjecari nuk pajtohet me deklaratat e Mourinhos i cili thoshte se futbollisti po frikesohet nga tifozet e Interit. Quaresma thote se nuk frikesohet as ne Turqi ku ka perkrah tifoze edhe me te flakte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›