Pistolete e maska brenda makines kerkohet pronari
VLOR- Sherbimet e policise se Vlores rreth ores 03.00 te mengjesit te sotem kane konstatuar nje automjet tip benz te dyshimte me targa te Tiranes. Policia e Vlores e cila e ka pare te dyshimte kete makine dhe personin brenda saj i ka bere thirrje per te ndaluar por personi ne fjale i eshte drejtuar me shpejtesi rruges ne drejtim te fshatit Kanine.
Por nga nje manovrim i gabuar automjeti eshte perplasur me nje mur ne zonen e quajtur Bishti i Kalldremit dhe drejtuesi ka vrapuar te dale nga mjeti e ti shpetoje policise. Nga kontrolli qe i eshte bere automjetit jane gjetur nje pistolete tip TT me dy krehera fisheke gjithsej 14 fisheke dy maska dy kriko ccelesa per hapjen e dyerve doreza dhe nje feneline policie. Po punohet nga policia e Vlores per gjetjen e autorit si dhe po behet kqyrja e automjetit e shenjat e gishtave ndersa sic rezulton taragat e ketij automjeti ishin false.