Topalli me homologun rus Bashkepunim i ri mes 2 vendeve
Bashkepinim i ri mes Shqiperise dhe Rusise duke i shtrire marredheniet ne fusha me interes reciprok. Keshtu eshte deklaruar gjate takimit te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli me kryetarin e Dumes Shteterore ruse Boris Grizllov gjate vizites se saj ne Rusi.
Duke theksuar se Shqiperia dhe Rusia kane njohur lidhje historike te dy homologet vleresuan se eshte momenti per nje kapitull te ri bashkepunimi dhe se kjo vizite nxit bashkepunimin nderparlamentar por edhe inkurajon hapa konkrete ne marredheniet ne teresi midis dy vendeve.
Ne kete kuader Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli konsideroi te nje rendesie te vecante bashkepunimin ne fushen e turizmit dhe te energjise. Ajo tha se Shqiperia vlereson shume perfshirjen e saj si degezim ne projektet e gazsjellesve te medhenj si Rryma e Jugut.
Nderkohe kryetari i Dumes tha se Rusia si eksportuese e naftes dhe e gazit sheh me interes edhe ngritjen e industrise perpunuese ne Shqiperi. Duke vleresuar potencialet turistike te Shqiperise zoti Grizllov u shpreh se per ruset eshte me interes te investojne ne kete fushe.