E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pistorius mohon akuzen per vrasje te se dashures

Ai ka hedhur poshtë akuzën. Oskar Pistorius është mbrojtur në gjyq dhe ka thënë se nuk e ka vrarë qëllimisht të dashurën Riva Stenkamp.
Gjyqi nisi në orën 11:00 të së premtes në Pretoria dhe zgjati më shumë se dy orë, ndërsa tani do të rifillojë të martën e do të vazhdojë të mërkurën.
Avokatët e Pistoriusit do të kërkojnë arrest shtëpiak, por policia informon se kjo kërkesë do të kundërshtohet prej tyre.
Atleti i madh olimpik dhe paraolimpik akuzohet për vrasje me dashje të së dashurës, e cila gjeti vdekjen nga 4 plumba pistolete. Pistorius që në fillim është shprehur se e ngatërroi vajzën me një vjedhës, diçka që pati jehonë në media, por dyshohet fuqimisht se bëhet fjalë për vrasje, ndonëse policia nuk do të flasë deri në përfundim të hetimeve.
Pistorius cilësohet si një hero kombëtar në Afrikën e Jugut, duke qenë medalist i artë paraolimpik dhe medalist argjendi olimpik.
Ndërkaq, atleti do të vazhdojë të mbetet ambasador për organizatën e bamirësisë të kërkimit të minave të tokës. Themeluesi i organizatës, Majk Kendrik, u shpreh se Pistorius ka luajtur rol të madh në këtë drejtim. Edhe në këtë rast pritet se cila do të jetë rrjedha e gjyqit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›