E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma pret Juventusin ne Serine A

Një Roma-Juventus është gjithnjë një meny e shkëlqyer edhe kur njërës prej skuadrave i ka shkarë këmba prej kohësh. Në “Olimpiko” zbret “Zonja e Vjetër” e cila nuk mund t’i lejojë vetes gabime, ndërsa përballë do të ketë krenarinë e një qyteti, jo vetëm të 11 lojtarëve kundërshtarë.
Pavarësisht nga bilanci, i cili është dukshëm në favor të kampionëve, është e pamundur të parashikohet çdo të ndodhë në orën 20:45.
Një Romë ndaj Juves është gjithnjë e rrezikshme, një minë me sahat që nuk dihet kur shpërthen.
Torinezët, të qetë, të saktë e me përvojë, duhet të menaxhojnë ngarkesën sezonale si dhe faktin se Napoli nuk do t’u ndahet deri në fund. Juventus kryeson Serinë A pas 24 javësh, me 55 pikë, ndaj 50 të napolitanëve, me ekipet e tjerë të mbetur shumë prapa.
Në La Liga sonte luan Barcelona. Skuadra katalanase shkon në orën 20:00 në fushën e Granadës, një ekipi që ka mundur Realin e Madridit.
Katalanasit janë disi të shpërqëndruar pasi luajnë ndaj Milanit në Champions mesjavën e ardhshme, por më parë duhet fitorja në kampionat. Ksavi dhe Vija janë në dyshim, por mjaftojnë Mesi apo Iniesta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›