Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari shqiptar i dënuar në Itali

Arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Barit për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik të lëndëve narkotike.
Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.
Operacioni “Ura” për arrestimin e 44-vjeçarit shqiptar, u realizua nga puna e përbashkët e FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.
“Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/