E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pjesë e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt BE, ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari, arrestohet një tjetër në kërkim

Një person i akuzuar për trafik droge është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë ku do të përballet me drejtësinë shqiptare për trafikimin e 160 kg droge nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.

Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se 41-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg kanabis, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu po në Belgjikë është bërë e mundur arrestimi edhe i 56-vjeçari Shkëlqim Vokri, i cili gjithashtu akuzohet për trafik droge.

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, bënë të mundur lokalizmin e 56-vjeçari në Belgjikë, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze.

56-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze, ku duhet të vazhdojë vuajtjen e dënimit prej 686 ditësh burgim të mbetura, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në shtetin holandez.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›