E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesëmarrësit hedhin këpucë mbi institucionin

Dhuna ndaj Bazes, gazetarë e qytetarë protestë para Kryeministrisë


Rakipi: Nëse nuk ndalohet agresori, atëherë vetë shteti është agresori


Ylli Rakipi: "Nëse shteti ynë, qeveria jonë nuk ndalon agresorin e vërtetë të gazetarit Mero Baze, ne mendojmë që edhe shteti ynë është agresor ndaj gazetarit Mero Baze dhe jo vetëm ndaj gazetarit Mero Baze por ndaj gjithë gazetarëve shqiptarë."

Stefani: Gazetarët duhet të mbrohen pavarësisht bindjeve politike

Andrea Stefani: "Ne e bëjmë këtë miting për të treguar edhe një herë vendosmërinë në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të medias pa të cilën nuk mund të ketë demokraci. Nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri, në rast se media nuk do të ketë atë fuqi që kanë pushtetet e tjera, në rast se pushteti i Kryeministrit apo i biznesmenëve të Kryeministrit, apo kujtdo tjetër do të përdoret për të mbytur fjalën e lirë.


huna ndaj Bazes, është një akt i turpshëm. Media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve politike të saj. Në një kohë kur për fat të keq shikojmë se po ngrihen frymëra kundër gazetarëve, dhe ky nuk është një aksident."


Çipa: Qeveria dhe pushtetet e tjera ta lexojnë mirë këtë protestë


Aleksandër Çipa: "Nuk është protestë për një individ, është protestë për një dimension, është protestë për një liri, që neve e aspirojmë dhe e dëshirojmë të gjithë. Kjo protestë bëhet këtu, për t'i dhënë mundësi qeverisë dhe pushteteve të dëgjojnë mirë dhe ta lexojnë drejt këtë reagim publik të gazetarëve.


Ata që mendojnë që mund ta fusin në kthetra median dhe sidomos fjalën e lirë, ata që mendojnë se do ta kërcënojnë gazetarin, duke e mbajtur në një mjedis informal, ata që mendojnë se mediat shqiptare mund t'i përdhosin duke i goditur nëpër dhunë, nëpër sheshe apo klube, ata e kanë marrë provën në këtë tranzicion të gjatë se çfarë kurajo, se çfarë guximi dhe vendosmërie do të ushtrojë Komuniteti i gjithë Gazetarëve Profesionistë."


Çakuli: Agresori është Berisha


Filip Çakuli: "Vetëm një agresor është, s'kemi as pushtete as qeverisje, një agresor që ka një emër që quhet Sali Berisha, i cili e ka treguar me fakte dhe me veprimtarinë e tij që është një agresor, jo vetëm kundër gazetarëve, është edhe kundër deputetëve.


Ai ka sharë në Parlament deputetët. Ai ka shembur Tiranën kur ka qenë në miting. Pra, e ka treguar veten që është agresori i vetëm ndaj të cilit ne duhet jo të ruhemi, por duhet të fillojmë ta demaskojmë siç kemi bërë me fakte, me argumente, me profesionalizëm."

TIRANË - Gazetarë të mediave të shkruara dhe atyre vizive, dhe analistë sëbashku me qytetarë të ndryshëm protestuan dje përballë Kryeministrisë, si kundërpërgjigje ndaj dhunës që u ushtrua mbi gazetarin Mero Baze.


Madje një pjesë e pjesëmarrësve hodhën edhe këpucë në drejtim të instictuonit të Kryeministrit. Në këtë protestë paqësore, gazetarë dhe analistë e vunë theksin tek dhuna që u ushtrua ndaj gazetarit Baze, por edhe mbi fenomenin që pushteti politik sëbashku me biznesmenët po cenojnë lirinë e medias dhe demokracinë në vend.

Gazetari Ylli Rakipi tha se qeveria duhet të arrestojë agresorin e vërtetë të Bazes, duke shtuar se nëse nuk ndalohet ky agresor atëherë edhe shteti është agresor ndaj gazetarit Baze dhe gazetarëve të tjerë."


Nëse shteti ynë, qeveria jonë nuk ndalon agresorin e vërtetë të gazetarit Mero Baze, ne mendojmë që edhe shteti ynë është agresor ndaj gazetarit Mero Baze dhe jo vetëm ndaj gazetarit Mero Baze, por ndaj gjithë gazetarëve shqiptarë", - tha dje Rakipi.


Analisti Andrea Stefani shkoi edhe më tej, duke thënë se pa mbrojtje të lirisë së fjalës dhe medias nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri.


Sipas Stefanit, media nuk do të ketë fuqinë që duhet të ketë si pushtet i katërt në rast se pushteti i Kryeministri apo i biznesmenëve të lidhur me Kryeministrin e vendit, do të vihet në funksion për të mbytur fjalën e lirë.


Stefani vuri në dukje gjithashtu, se gazetarët duhet të mbrohen pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe se dhuna ndaj Bazes është një akt i turpshëm. "Ne e bëjmë këtë miting për të treguar edhe një herë vendosmërinë në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të medias pa të cilën nuk mund të ketë demokraci.


Nuk mund të ketë demokraci në Shqipëri në rast se media nuk do të ketë atë fuqi që kanë pushtetet e tjera, në rast se pushteti i Kryeministrit, apo i biznesmenëve të Kryeministrit, apo kujtdo tjetër do të përdoret për të mbytur fjalën e lirë.


Dhuna ndaj Bazes, është një akt i turpshëm. Media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve politike të saj. Në një kohë kur për fat të keq shikojmë se po ngrihen frymëra kundër gazetarëve, dhe ky nuk është një aksident", - theksoi Stefani.


Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa nënvizoi, se protesta nuk zhvillohet vetëm për një individ por është për një dimension më të gjerë, lirinë.


Sipas Çipës, jo pa qëllim u zgjodh vendi për të protestuar, pasi kjo protestë duhet të lexohet qartë nga qeveria dhe pushtetet e tjera në vend. "Nuk është protestë për një individ, është protestë për një dimension, është protestë për një liri, që neve e aspirojmë dhe e dëshirojmë të gjithë.


Kjo protestë bëhet këtu, për t'i dhënë mundësi qeverisë dhe pushteteve të dëgjojnë mirë dhe ta lexojnë drejt këtë reagim publik të gazetarëve", - tha Çipa. Ai u shpreh gjithashtu, se të gjithë ata që mendojnë se do ta fusin në kthetra fjalën e lirë dhe median, do të përballen me vendosmërinë e vazhdueshme të Komunitetit të Gazetarëve Profesionistë.


"Ata që mendojnë që mund ta fusin në kthetra median dhe sidomos fjalën e lirë, ata që mendojnë se do ta kërcënojnë gazetarin, duke e mbajtur në një mjedis informal, ata që mendojnë se mediat shqiptare mund t'i përdhosin duke i goditur nëpër dhunë, nëpër sheshe apo klube, ata e kanë marrë provën në këtë tranzicion të gjatë se çfarë kurajo, se çfarë guximi dhe vendosmërie do të ushtrojë Komuniteti i gjithë Gazetarëve Profesionistë", - pohoi më tej kreu i Unionit të Gazetarëve.


Më i drejtpërdrejtë dhe i ashpër në deklaratën e tij, ishte gazetari Filip Çakuli. Ai lëshoi akuza në drejtim të Kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë agresorin e vetëm mbi lirinë e medias dhe fjalës së lirë. Çakuli bëri thirrje se gazetarët duhet të fillojnë ta demaskojnë Kryeministrin me fakte dhe profesionalizëm, ashtu siç kanë bërë deri më tani.


"Vetëm një agresor është, s'kemi as pushtete as qeverisje, një agresor që ka një emër, që quhet Sali Berisha, i cili e ka treguar me fakte dhe me veprimtarinë e tij që është një agresor jo vetëm kundër gazetarëve, është edhe kundër deputetëve. Ai ka sharë në Parlament deputetët.


Ai ka shembur Tiranën kur ka qenë në miting. Pra, e ka treguar veten që është agresori i vetëm ndaj të cilit ne duhet jo të ruhemi por duhet të fillojmë ta demaskojmë siç kemi bërë me fakte, me argumente, me profesionalizëm", - u shpreh dje Çakuli gjatë protestës.


Në fund të protestës, pjesëmarrësit hodhën këpucë në drejtim të Kryeministrisë. Lidhur me hedhjen e këpucëve, kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha se gazetarët distancohen nga goditja me këpucë. "Distancohemi nga goditja me këpucë.


Këpucët u hodhën nga të rinj që ndodheshin në protestë",- sqaroi Çipa.
Goditja me këpucë është kthyer tashmë në një fenomen, që kur një gazetar irakian goditi me këpucën e tij, ish- presidentin e Amerikës, Xhorxh Bush.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›