E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesëmarrja deri në orën 17:00/ Mati nivelin më të lartë, Vlora më të ultin. Shifrat e fundit nga KQZ

Këtë të diel, qytetarët me të drejtë vote në 5 bashki të vendit, po i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Procesi zgjedhor zhvillohet në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë, si pasojë e vakancave të krijuara në drejtimin e bashkive përkatëse.

Deri në orën 17:00, sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 18.18% ku numrin më të ulët të pjesëmarrjes vijon ta mbajë Bashkia e Vlorës, me vetëm 12,16%.

Në Bashkinë Mat pjesëmarrja është 39,04%, në Tepelenë 33,69%, në Cërrik 24,73% dhe në Berat 18.94%.

Procesi i votimit mbyllet në ora 18.00.

Fituesit e këtyre zgjedhjeve do të kenë një mandat të shkurtër, deri në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›