E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesëmarrje e ulët në mbrëmje/ Protestuesit zgjodhën vallet, videot dhe fotot në rrugë

Protesta e ditës së nëntë para Kryeministrisë u karakterizua nga pjesëmarrja e ulët, ku pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin të mitur.

Përgjatë disa orëve, protestuesit kërcyen, realizuan video dhe fotografi, për t’u larguar më pas nga sheshi.

Këtë herë, nuk pati përplasje me policinë, por tensionet u zhvendosën mes vetë protestuesve.

Pamjet tregojnë momentin kur, pas një konflikti mes njëri-tjetrit, disa protestues godasin me grushte në fytyrë një burrë.

Pas disa orësh, protesta u mbyll pa incidente me uniformat blu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›