E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesët rezervë

Gjymtyrët e shfrytëzuara janë shndërruar në instalacione arti, gjegjësisht në pjesë të projektit skulpturor 'Spare Parts 2012' (Pjesët Rezervë 2012), eksponatet e të cilit u ekspozuan në Londër, për nder të Lojërave Paraolimpike.

Ekspozita e quajtur 'Spare Parts 2012' premierën e pari në Brisbane (Australi) në vitin 2010, ku arrit një sukses të madh, ndërkohë që dy vjet më vonë u shpërngul në Londër, për nder të Lojërave Paraolimpike.

Ditë më parë, ekspozita u mbajt në platformën artistike londineze The Rag Factory.

Proteza të hedhura, këmbë artificiale, sy, ose proteza të përdorura duarsh, u shndërruan në instalacione artistike. Krejt kjo falë artistes australiane, Priscilla Sutton.

Për shkak të sëmundjes së eshtrave, Sutton u detyrua që, në moshën 26-vjeçare, t’i nënshtrohej një operacioni për amputimin e njërës këmbë, deri në gju. Edhe pse një ngjarje tejet e hidhur, nga kjo fatkeqësi Sutton u inspirua për krijimin e një projekti interesant artistik. Sutton, një kuratore kjo e lindur në Brisbane, krijoi ekspozitën mbresëlënëse, përmes së cilës i riciklon protezat e vjetra, duke i shndërruar ato në eksponate të reja artistike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›