Ndeshja me Perunë, një luftë

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi ndien se ndeshja kualifikuese për Botëror ndaj Perusë ishte më shumë një luftë fizike, sepse një ndeshje futbolli.
Por, futbollisti më i mirë në botë ishte i kënaqur me rezultatin e ndeshjes, e cila përfundoi baras, 1:1.
“Ishte një ndeshje e tendosur dhe kishte më shumë luftë se futboll. Takimet në udhëtim si këto janë gjithmonë të vështira dhe duhet të jesh i fortë”, ka thënë futbollisti i Barcelonës pas ndeshjes.
“Fusha nuk ishte e mirë, por nuk e gjej këtë si arsyetim. Preferonim të tria pikët, por e rëndësishme është që nuk humbëm. Barazimi është rezultat i mirë, mbetemi në krye të tabelës”, u shpreh argjentinasi.