E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA në prag të tërheqjes nga Afganistani, por atentati i djeshëm i talebanëve i merr jetën 60 personave

25-06-2011 / Gazeta 55

Rreth 60 persona kanë humbur jetën gjatë një atentati afër një spitali në provincën Logar në Afganistan.
Me dhjetëra të tjerë janë lënduar nga shpërthimi, shumica e të cilëve civile. Punonjësit e administratës si dhe forcat e huaja vihen shpesh në qendër të sulmeve në Afganistan.
Autoritetet akuzuan talibanët, gjë që u mohua nga këta të fundit, që thanë se nuk sulmojnë vendet publike.
Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë njerëz ndodhet nën gërmadha.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e shpëtimit për të gjetur sa më shumë të mbijetuar.
Sulmi ndodh një ditë pas një tjetër atentati, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 24 të tjerë në provincën e Kunduz.
Të mërkurën Presidenti amerikan Obama anonçoi tërheqjen e pjesshme të trupave amerikane nga Afganistani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›