E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: I prekur nga mbështetja, optimist për të ardhmen

TIRANË- Kandidati i ‘Aleanca për Qytetarin’ Lulzim Basha pas vendimit të KQZ të cilin e shpalli kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës nga Selia Blu, theksoi se zëri i qytetarëve u dëgjua ndaj për këtë arsye pritja i’a vlejti.

“Çdo votë u numërua, dhe pritja për rezultatin final ia vlejti, sepse u garantua dëgjimi i zërit të çdo qytetari. Dhe tani që zëri juaj u dëgjua, jam i prekur dhe i përunjur që 93 qytetarë më shumë votuan që unë të jem Kryebashkiaku juaj i ardhshëm”,- deklaroi Basha.
Duke falënderuar të gjithë personat të cilët kontruibuan në procesin zgjedhor të 8 majit Basha deklaroi se ai ka pritur i qetë përfundimin e zgjedhjeve duke i’u përgjigjur kështu edhe thirrjeve të ndërkombëtarëve për të respektuar vendimin e institucioneve.

“Unë besoj se zëri i çdo qytetari duhet dëgjuar, ndryshe mendon z.Rama. Ne nuk mund të biem dakort për cdo gjë, por të gjithë ne duhet të pranojmë vendimet e institucioneve të pavarura, dhe Kolegji Zgjedhor foli qartë kur tha se çdo votë duhet numëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”,- theksoi kandidati fitues

Kreu i sapozgjedhur i bashkisë së Tiranës nënvizoi se fitorja e tij ishte e ngushtë dhe për këtë arsye atij u duhet të presë me durim përfundiin e gjithë procesit ndërkohë që pretmoi se me adhjen e tij në krye të detyrës do të bëjë të mundur realizimin e synimit të tij të vetëm, që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

“Mbi të gjitha, unë do të vazhdoj të dëgjoj zërin tuaj, sepse askush nuk mund të drejtojë nëse më parë nuk dëgjon! Në themel të përpjekjeve të mia kam patur pikërisht këtë qëllim që unë e vlerësoj si madhor: që zëri juaj të dëgjohet!”,- deklaroi kreu i ri i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›