E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesetaret e FSK-se trajnohen per perdorimin e armeve

Nga Express me 08 dhjetor 2010 ne ora 1833

Ministri i Forces se Sigurise te Kosoves FSK Fehmi Mujota dhe komandanti i FSK-se gjenerallejtenant Sylejman Selimi qendruan te merkuren ne Komanden e Doktrines dhe Stervitjes KDS ne Ferizaj me c146rast kane percjell nga afer trajnimin teorik dhe praktik te pjesetareve te FSK-se me arme te brezit dhe arme te gjata.

Ne kazermen e KDS-se ne Ferizaj ministri Mujota dhe gjenerallejtenant Selimi te shoqeruar edhe nga komandanti i KDS-se gjeneralbrigade Enver Cikaqi vizituan ambientet ku pjesetaret e FSK-se po kryenin trajnimin bazik per perdorimin e armeve te brezit prodhim 147Glok148 dhe armeve te gjata prodhim 147Hekler148 me te cilat do te pajisen pjesetaret e FSK-se.

Me kete rast ministri Mujota tha se trajnimi bazik individual mbi perdorimin e armeve eshte proces ne kuader te trajnimeve te planifikuara dhe eshte nje hap perpara i FSK-se drejt permbushjes se kapaciteteve te plota operacionale.

Ndersa gjenerallejtenant Sylejman Selimi tha se ky eshte trajnimi bazik individual per te gjithe pjesetaret e FSK-se ndersa ne te ardhmen jane ne plan edhe trajnimet e specializuara dhe trajnimet kolektive per perdorimin dhe manovrimin me arme.

Vijuesit e trajnimit jane duke zhvilluar pjesen teorike dhe praktike te trajnimit nga instruktoret e FSK-se te cilet kohe me pare jane trajnuar per perdorimin e armeve nga instruktore te kompanive prodhuese te armeve GLOK dhe HEKLER sipas karakteristikave te armeve dhe te standardeve te NATO-s.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›