Donacion per BKUKne
Ne Biblioteken Kombetare dhe Universitare te Kosoves u organizua ceremonia e dorezimit te donacionit nga populli amerikan per BKUK-ne. Ky donacion u dorezua nga Znj. Jennifer Washeleski asistente e shefes per marredhenie me publikun ne Ambasaden e SHBA-ve ne Prishtine.
Ne fjalim e mbajtur ne BKUK Znj. Jennifer Washaleski tha148Kam kenaqesine qe jam sot ketu ne mesin tuaj per t146ju prezantuar nje dhurate nga populli i Shteteve te Bashkuara per Departamentin e Koleksioneve te Vecanta te Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves. Sic e dini me 5 shtator 2010 sherbimi postar i SHBA-ve e botoi nje pulle postare komemorative ne vleresim te sherbimit te jashtezakonshem humanitar te Nenes Terezes. Nuk kam nevoje te ju tregoj per historine e kesaj gruaje madheshtore meqenese eshte e mirenjohur dhe shume e dashur ne kete shtet dhe rajon por deshiroj ta vecoj faktin se kjo nuk eshte hera e pare qe Nena Tereze ka pranuar njohje te vecanta nga populli i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ne vitin 1985 ajo u dekorua Me medaljen Presidenciale te Lirise nga Presidenti Regan dhe ne vitin 1996 Presidenti Klinton i dhuroi asaj nenshtetesi nderi te SHBA-ve. Kjo dhurate sot perbehet nga nje panel i 20 pullave postare nje zarf qe permban pullen postare te botuar dhe te perdorur ne diten e pare te botimit 5 shtator 2010 dhe programin e ceremonise se dites se pare te botimit perfshire ketu edhe zarfin qe permbante kete program dite.
Dita e pare e ceremonise se botimit te pulles postare te Nenes Tereze u mbajt te dielen me 5 shtator 2010 ne Baziliken e Kishes Kombetare te ngjizjes hyjnore ne Washington D.C. qe eshte kisha me e madhe Romane katolike ne Ameriken Veriore. Pas ceremonise u mbajt nje meshe per nder te Nenes Tereze.
Ne shpresojme se ky donacion do te kete nje vend te vecante ne Departamentin e Koleksioneve te Bibliotekes Kombetare dhe Universitare te Kosoves. Perkunder madhesise simbolike kjo dhurate perfaqeson vleresimin e larte qe ekziston ndermjet dy vendeve tona148.
Duke e pranuar kete donacion shume te rendesishem nga populli amerikan drejtori i BKUK-se Sali Bashota falenderoi popullin amerikan institucionet e tij Ambasaden e SHBA-ve ne Prishtine per kete dhurate te rendesishme me pulla postare te humanistes shqiptare Nene Tereza. Ky thesar i cmuar tani ne pronesi te BKUK-se eshte nje nga dhuratat me dashura per institucionin tone.