E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet nje pjesetar i komunitetit boshnjak ne veri te Kosoves

Leposaviq 8 Dhjetor 2010 - Ne rrethana te pasqaruara eshte vrare nje pjesetar i komunitetit boshnjak. Vrasja ka ndodhur sot ne nje fshat te komunes se Leposaviqit nje nga komunat me shumice serbe ne veri.

I vrari eshte Shefko Sallkovic nga fshati Rvatska i komunes se Leposaviqit pjesetar i koalicionit Vakat ku bejne pjese perfaqesuesve politike te boshnjakeve ne Kosove.

Sipas policise vrasja ka ndodhur ne afersi te vendkalimit kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne Jarinje kur mbi makinen me te cilen po udhetonte i ndjeri eshte qelluar me arme zjarri nga nje makine ne levizje.

Me kete rast eshte plagosur edhe nje person tjeter i cili ndodhej ne makinen e viktimes. Policia tha se ende nuk dihen autoret dhe as motivet e mundshme te kesaj vrasjeje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›