E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackiten kishen, e hedhin ne gremine

Krim i shemtuar eshte zbuluar nga policia e Korces ne bashkepunim me ate te Kolonjes. Nje djale 20 vjecar me gjendje te luhatur mendore, eshte gjetur i vdekur dhe pas denoncimit te te afermve te tij dhe hetimit, doli se ishte hedhur qellimisht ne humnere. Ngjarja ka ndodhur qe prej pasdites se hene, por trupi u gjet vetem mengjesin e nje dite me pas, kurse arrestimi u krye dje nga policia e Kolonjes. E gjithe ngjarja, dyshohet se ka per protagonist, nje cift, fqinje me te ndjerin Kostika Xhuma (Tulla), banor i Leskovikut. Te arrestuar per krimin e paprecedente, jane bashkeshortet Bukuroshe Ebeja (Kupe), 38 vjece dhe Leonidha Kupe, 50 vjec, edhe ata banues ne qytetin e Leskovikut. Qe te dy akuzohen paraprakisht per vrasje te kryer ne bashkepunim, me paramendim. Gjithe historia e ka zanafillen ne plackitjen e kishes se Shen Dellise tre dite me pare. Sipas policise, dy te arrestuarit shtyne te riun ne grabitjen e vendit te pelegrinazhit dhe ndersa perpiqeshin te merrnin parate qe ai rrembeu, e hodhen ne humnere duke i siguruar vdekjen.
Ngjarja e rende e zbuluar dje paradite nga policia e qarkut Korce, nis tre dite me pare. Burime te hetimit thane per "Koha Jone" se 20-vjecari Kostika Xhuma (Tulla), se bashku me dy fqinjet e tij, bashkeshortet Bukuroshe Ebeja (Kupe), 38 vjece dhe Leonidha Kupe, 50 vjec, u nisen nga qyteti i Leskovikut ku kishin vendbanimin, per pelegrinazh ne vendin e shenjte te Shen Dellise. Kjo kishe, ndodhet ne malin e larte te Melesinit. Pasi kane mberritur te kisha, sipas denoncimit nga te aferm te te ndjerit, Kostika dyshohet se ka nisur ngjarja fatale. Sipas hetimeve dhe denoncimit, 20-vjecari, i nxitur nga bashkeshortet Kupe, ka pervetesuar nje sasi te hollash te hedhura nga besimtaret ne mjediset e kishes se Shen Dellise. Per shkak te mosmarreveshjes per ndarjen e ketyre te hollave dyshohet se ata e kane hedhur ne humnere te riun nga Leskoviku duke i shkaktuar vdekje te sigurt.
Policia tha se per shkak te largesise nuk ka kryer ende hetime ne kishen e Shen Dellise. Por nderkaq, ajo ka bere autopsine e viktimes dhe ka nxjerre si shkak te vdekjes se tij rrezimin nga nje shkemb dhe zvarritjen per afro 60 metra ne gremine. Trupi i tij ka qene i demtuar i gjithi nga renia ne humnere, dhe 20-vjecari ka pesuar vdekje te menjehershme.
Menjehere pas denoncimit te te afermve te viktimes, jane arrestuar dy personat qe e shoqeronin ate per pelegrinazh ne vendin e shenjte te kishes se Shen Dellise ne malin e Melesinit. Nje akuze e rende ngrihet tashme mbi dy bashkeshortet, per vrasje me dashje ne bashkepunim. Te dy bashkeshortet nuk jane me origjine nga Leskoviku por Leonidha nga nje fshat i Korces dhe gruaja e tij nga rrethi i Fierit. Policia tha se pas arrestimit te tyre po vazhdojne hetimet per te zbardhur plotesisht rrethanat e kesaj ngjarjeje tragjike qe po trajtohet si vrasje e qellimshme.
Policia ngre akuzen e rende
Te dy bashkeshortet, sipas policise, akuzohen se kane kryer vepren penale te vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe mbi bazen e kesaj akuze prokuroria vendosi dje arrestimin e ciftit Kupe. Trupi i Kostika Xhumes u gjet rreth ores 04:20 te mengjesit te se martes, afer kishes se Shen Dellise, pas kerkimeve te te afermve. Zyrtare te policise thane dje, per gazeten "KJ", se dyshimet per vrasje jane hedhur nga nje kusheri i viktimes, sipas te cilit Kostika eshte shtytur drejt gremines, pasi kishte konflikt per nje sasi lekesh me bashkeshortet Kupe. Te dyshuarit nuk e kane pranuar krimin gjate seances se marrjes ne pyetje. Gjithsesi, policia tha se cifti Kupe mbahet ne qeli i akuzuar per vrasjen me dashje te 20-vjecarit Kostika Xhuma.
"Kostika u perdor per vjedhjen e kishes"
Te aferm te 20-vjecarit i kane deshmuar dje policise se Kostika Xhuma mund te kete pervetesuar i nxitur nga bashkeshortet Kupe nje sasi te hollash te hedhura nga besimtaret ne ambientet e kishes se Shen Dellise. Per shkak te mosmarreveshjes per ndarjen e ketyre te hollave, dyshohet se ata e kane hedhur ne humnere te riun nga Leskoviku. Dy te ndaluarit jane nga Korca dhe Fieri. Policia, per shkak te largesise ende nuk ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Ndersa autopsia e kryer ka nxjerre se 20-vjecari ka vdekur si pasoje e rrezimit nga nje shkemb e zvarritjen per afro 60 metra ne gremine. Trupi ka qene i demtuar dhe i riu ka pesuar vdekje te menjehershme.
Policia e deklaroi ngjarjen aksidentale
Fillimisht policia deklaroi se 20-vjecari ishte rrezuar ne humnere nga maja e malit te Melesinit, prane kishes se Shen Dellise dhe si pasoje kishte gjetur vdekjen. Si shkak u mendua dhe deklarua prej policise nje semundje mendore e te riut nga Leskoviku. Por, nje dite me pas, ne njoftimin per shtyp u be e ditur se jane arrestuar bashkeshortet Leonidha Kupe dhe Bukuroshe Kupe, per vrasje te qellimshme. Arrestimi i tyre ka ardhur pas denoncimit nga te aferm te viktimes, te cilet kane pretenduar se i riu i semure eshte shtyre qellimisht ne gremine, ku ka pasur nje vdekje te tmerrshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›