E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtaraket, ne greve urie per pensionet

Duket se greva e urise do te jete ura e vetme drejt zgjidhjes se problemit te pensioneve per ish-ushtaraket e liruar dhe ne rezerve. Menjehere pas protestes se djeshme, kryetari i shoqates, Medi Pogace, ka deklaruar se nje numer i madh ish-ushtarakesh nga Tirana dhe nga rrethet kane hedhur idene e zgjidhjes se ceshtjes madhore qe i shqeteson, duke u privuar nga te ngrenet dhe te piret. Megjithate, Pogace shprehet se ende nuk eshte marre nje vendim dhe se ai pritet te merret pas dy ditesh. "Nuk mund te shtyhet njeri drejt greves. Do te mbledhim asamblene e shoqates qe te marrim nje vendim unanim dhe vetem atehere do te vendosim per hapat e pershkallezimit te protestes", deklaroi dje Pogace per "KJ".
Ish-ushtaraket kane protestuar dje perreth 90 minuta pergjate bulevardit dhe shesheve kryesore ne Tirane. Ata kane kerkuar nga qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes zbatimin e statusit te ushtarakut, prej te cilit vjen edhe zgjidhja e problemeve te tjera. Megjithate, kerkesa e tyre duket se ka rene ne vesh te shurdher. Kryetari i Shoqates se ish-Ushtarakeve te Liruar dhe ne Rezerve kesaj here nuk ka nxituar te merret me kercenime, por ka vendosur qe ta kerkoje zgjidhjen edhe nepermjet strukturave te NATO-s. Ai eshte shprehur se ka pasur kontakte me kryetarin e Pergjithshem te NATO-s, Shefer dhe me presidentin e Konfederates se Oficereve ne Rezerve. Gjithashtu, nje tjeter zgjidhje pritet qe te jete edhe "ngujimi" ne nje ambient, ku ish-ushtaraket te veteprivohen nga ushqimi, me shpresen qe ata te marrin ate qe pretendojne se meritojne.
Gjate protestes se djeshme, ish-ushtaraket kane deklaruar se nuk pajtohen me gjendjen apatike ne te cilen ndodhet ceshtja e pensioneve te tyre. Ata kane deklaruar gjithashtu se shtyrja e kesaj ceshtjeje pafundesisht nga qeveria vjen nga motive politike. Sipas kryetarit te kesaj shoqate, neni i statusit te ushtarakut, deri tani, nuk eshte marre parasysh nga asnje nga ligjet per sigurimin shoqeror suplementar te miratuar, as ne ate te vitit 2005, as ne ate te vitit 2006 dhe as ne projektin e paraqitur dhe rrezuar ne qeveri. Perfaqesuesi i ushtarakeve eshte i mendimit se qeveria kerkon nje arsye per ta shtyre dhenien e pensioneve ushtarakeve deri ne pafundesi. Ndersa nuk beson se perben problem fatura financiare. Sipas tij, parate e vena ne dispozicion nga buxheti jane te mjaftueshme dhe po ashtu edhe te ardhurat qe mund te vijne nga shitja e armatimeve e zgjidhin teresisht ceshtjen e pensioneve te tyre.
Pasneser, mbledhje urgjente e asamblese
Rruga permes se ciles ish-ushtaraket do te kerkojne zgjidhjen e problemit te tyre, do te vendoset gjate mbledhjes se pasneserme te asamblese se shoqates se ish-ushtarakeve. Kryetari i kesaj shoqate, Medi Pogace, tregon se vendimi per pershkallezimin e protestave do te merret gjate mbledhjes qe do te zhvillohet te shtunen. "Pikerisht ate dite do te vendoset nese do te futemi ne greve urie, do te vazhdojme me protestat ne shesh, apo thjesht do te qendrojme ne heshtje", thote Pogace, duke e perjashtuar teresisht kete te fundit si mundesi. Megjithate, ai tregon se ka nje shprese per zgjidhje nga nderhyrja e nderkombetareve, te cileve u eshte parashtruar problemi pike per pike, ashtu sic qendron. Sipas Pogaces, qeveria aktuale nuk do ne asnje menyre t'ua jape ushtarakeve pensionet dhe t'i barazoje ata me shtresat e tjera te popullsise shqiptare, le me pastaj per t'u krijuar ndonje te ashtuquajtur privilegj, per shkak te heqjes se te drejtes se profesionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›