Sondazh, Obama 7 pike para Mekejnit
Kandidati demokrat per zgjedhjet presidenciale amerikane, Barak Obama ka nje avantazh prej shtate pikesh ndaj rivalit te tij republikan, John McCain. Kjo, per arsye vecanerisht te pakenaqesise kundrejt administrates aktuale, sipas sondazhit te botuar dje ne Kanada. Sipas ketij studimi te Institutit Ipsos Reid per llogari te grupit kanadez te shtypit CanWest, Obama ka mbeshtetjen e 50 per qind te zgjedhesve te mundshem, kundrejt 43 per qind qe ka Mekejn. Vetem nje amerikan ne pese vlereson aktualisht se SHBA po shkon ne drejtimin e duhur.