Plagjiaturë, Hungaria i merr doktoratën Presidentit

Universiteti hungarez Semmelweis ka në plan t’ia marrë presidentit të vendit Pal Schmitt doktoratën shkaku i plagjiaturës. Ndonëse të martën komisioni hetues e liroi nga akuza për plagjiat, në këtë universitet duan t’ia marrin doktoratën për shkak se një pjesë të madhe të punimit të tij e ka përshkruar dhe kopjuar.
Pleqësia universitare për studime të doktoratës së universitetit Semmelweiss mendon se vendimi për marrjen e doktoratës presidentit Pal Schmitt nga viti 1992 është i drejtë. “Po planifikojmë fillimin e procesit”, tha për mediume kreu i kësaj pleqësie Tivadar Tulassay.
Presidenti Schmitt është aleat i ngushtë i kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Sipas javores hungareze HVG, pjesa më e madhe e disertacionit të doktoraturës së tij nga viti 1992 “fjalë për fjalë është përkthim” i tekstit në gjuhën frënge të shkruar në vitet e 80-ta nga eksperti bullgar për sport dhe diplomati Nikolaj Georgijev.