E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosarrestimi i Patrik Henrit Minxolli akuzon Prokurorine

05/10/2010I pandehuri e quan amerikanin si lepurin qe fshihet ne keshtjellen e Prokurorise

Pinari Skam favorizuar SAC Henri me bezdiste cdo dite ne telefon

TIRANE- Amerikani i kompanise SAC Patrik Henry eshte cilesuar nga i pandehuri Dritan Minxolli si lepuri qe ideoi dhe ndertoi punishten e demontimit te municioneve ne Gerdec. Minxolli pohoi dje para gjykates se Henri eshte fshehur si lepur pas kompanise Albademil dhe struktura te tjere te shtetit duke i shpetuar prangave te Prokurorise te cilen i pandehuri e akuzoi per hetim me dy standarde. Sipas tij Prokuroria ka pasur mjaft prova per ta arrestuar amerikanin Henri dhe ne kundershtim me ligjin hetuesit skane vepruar duke i lene kohe administratorit te SAC te largohet nga Shqiperia. Me nje tonalitet te larte te zerit i pandehuri Minxolli eshte shprehur se hetimet e kryera nga Prokuroria jane nje keshtjelle rere ku brenda se ciles vazhdon te fshihet aktiviteti real i lepurit Patrik Henri. Ne keto momente ka nderhyre gjyqtari Ridvan Hado ku i ka terhequr vemendjen te pandehurit per tonalitetin e forte te zerit por serish Minxolli ka vazhduar duke pohuar se kompania Albademil u krijua vetem me kerkese te Henrit qe sipas tij nuk ia imponoi askush kete sipermarrje. Pas deshmise se Minxollit i pandehuri tjeter ne kete proces ish-drejtori i kompanise Meiko Ylli Pinari ka mohuar akuzat e Prokurorise se ka shkelur ligjet gjate lidhjes se kontratave per demontimin e municioneve. Ne deshmine e dhene ne seancen e radhes i akuzuari per tragjedine e 15 marsit 2008 shpjegoi se ai nuk e kishte favorizuar kompanine amerikane SAC dhe se ajo nuk ka qene e paracaktuar per procesin e demontimit. Sipas Pinarit shtetasi amerikan Patrik Henri e telefononte cdo dite ne lidhje me projektin i cili ne fakt filloi nje vit e gjysme me vonese. Sa i perket takimit me Mihal Delijorgjin Pinari sqaroi se ai ka ndodhur rastesisht. Takimi me Mihal Delijorgjin ka ndodhur ne zyrat e Meiko-s ne veren e vitit 2006 rastesisht kur Mihali vinte per perfundimin si nenkontraktor i nje firme te huaj qe realizoi shkaterrimin e materialeve te teperta te ushtrise. Ne prezence edhe te dy specialisteve te Meiko-s e kam prezantuar si personin qe kishte realizuar ne Shqiperi demontimin dhe qe ishte nje biznesmen i suksesshem- u shpreh Pinari.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›