Plagosen dy ushtarë të forcave speciale

Plagosen dy ushtarë të forcave speciale në repartin e Zall-Herrit në Tiranë. Ngjarja bëhet e ditur nga zyra e shtypit e ministrisë së mbrojtjes ku theksohet se dy ushtarët janë plagosur gjatë stërvitjes. Mësohet se ata janë plagosur në krahë dhe në këmbë ndërsa po zbrisnin me litar nga helikopteri. Dy ushtarët Alban Kurti dhe Albert Kuçi ishin kandidatë për të shkuar në misionet ushtarake ndërkoë që zyra e shtpit e ministrisë së mbrojtjes theksojnë se ata kanë marrë disa dëmtime por janë mirë.