E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i PS, rrezik permanent për liberalizimin e vizave

Ambasadori holandez në Tiranë, Henk van den Dool

Në shqiptarët do të ankohen për mungesën e lëvizjes së lirë, arsyeja e këtij mosveprimi nga ana e Komisionit Evropian, do të kërkohet drejtpërsëdrejti tek Partia Socialiste, dhe kryetari i saj në detyrë, Edvin Kristaq Rama.
Ambasadori i Mbretërisë së vendeve të Ulëta në Tiranë Henk van den Dool u shpreh dje gjatë një takimi vlerësues mbi investimet në rajonin e Dibrës,) se me hyrjen e opozitës në Kuvend situata politike në Shqipëri është përmirësuar, por se vijimi i bojkotit përkthehet në vonesë të ligjeve që duhen miratuar dhe ndërmarrjes së reformave në kuadër të zbatimit të MSA-së Shqipëri-BE.
“Teknikisht janë 140 deputetë të cilët e kanë bërë betimin. Dalja e opozitës nga parlamenti do të konsistojë në vonesën e miratimit të ligjeve dhe zbatimit të ngadaltë të reformave të kërkuara nga MSA në sferat e luftës ndaj korrupsionit, trafikimit dhe disa standardeve të tjera për tu arritur. Mund të kemi vonesa në liberalizimin e vizave për shqiptarët”, u shpreh Henk va nden Dool.
Bojkoti prej 6 muajsh i opozitës në ligjvënësin shqiptar sipas ambasadorit holandez ndikoi ndjeshëm arritjen e standardeve europiane.
Nëse do të përsëritej në këtë stad ku është parlamentarizmi, edhe një herë bojkoti në formën e mos aprovimit të ligjeve, vendimmarrja e Këshillit të Europës mund të jetë negative pas vlerësimit të raportit për Shqipërinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›