E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosën ish-kryeplakun e komunës Milot, arrestohen vëllezërit Kola

Arrestohen dy vëllezërit që plagosën me armë ish kryeplakun e fshatit Milot të rrethit të Kurbinit. Policia e Lacit ka prangosur shtetasit Mojsi dhe Ndrec Kola, 30 dhe 28 vjeç, të cilët plagosën paraditen e sotme me armë zjarri ish- kreun e Komunës Milot, Pjetër Preçi, 53 vjeç.
 

Ngjarja u shënua në tregun e Milotit, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
 

Sipas policisë shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt pronësie, por po vijojnë hetimet edhe për shkaqe të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›