Sherr me grushtë në Tiranë, shoqërohen në polici 3 persona

Një konflikt mes tre personave në kryeqytet ka degraduar me rrahje mes tyre. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 17:00, ku tre persona janë rrahur mes tyre pranë "Kafes së Rremës", ndërsa mbetet i paqartë motivi i sherrit. Fillimisht nga dëshmitarët e ngjarjes përreth u dyshua se ishte një tentativë grabitje me dhunë ndaj njërit prej tyre, por me të mbërritur në vendngjarje policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një përleshje me tyre dhe jo grabitje. Ndërkaq blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar në komisariat të tre personat, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.