E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbimi i romëve, Totozani: Burgaj të hetojë. Sequi: Prioritet për statusin

ROMET-PROTESTA-12_19Tiranë- Për të disatën herë, Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar për çështjen e dëbimit të familjeve rome nga barakat e ngritura, në të cilat jetonin në ‘Rrugën e Kavajës’ përballë Pallatit me Shigjeta në kryeqytet.

Sipas Totozanit, “romët po kalojnë momente të vështira, ndërsa dëbimi i tyre nuk është bërë në mënyrën e duhur.

Ndërsa për kallëzimet për këtë rast, Totozani shprehet se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj që ti hetojë.

Fillimisht kanë qenë 67 familje, 30 u larguan, 37 familje kanë mbetur pa mundësi strehimi, koha nuk pret, duhet zgjidhje, tha ai.

Gjendja emergjente e romëve të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të qëndrueshme. Takimi ishte një shkëmbim idesh mjaft i frytshëm me disa nga institucionet shtetërore dhe miqtë tanë të përhershëm, që nuk mungojnë asnjëherë kur qytetarët shqiptarë kanë nevojë, BE, OSBE, OKB dhe një sërë organizatash të rëndësishme e federata rome. Gjendja është mjaft shqetësuese dhe mjaft e rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve romë. Hetimet për personat që kanë ushtruar dhunë fizike apo psikologjike ndaj romëve të mbyllen dhe ata të dërgohen para gjykatës. Propozimi konkret është që 37 familjet rome që banojnë në Tiranë të marrin sa më shpejt ndihmën ekonomike. Gjithashtu kemi bërë rekomandimin për zotin Basha dhe zotin Ksera, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme e dinjitoze për qytetarët romë,- tha Totozani.

Sakaq ka reaguar sot edhe kreu në detyrë i OSBE-së Robert Wilton, i cili ka mbështetur propozimet e Avokatit të Popullit në tryezën e organizuar sot nga ky i fundit. “Jemi të shqetësuar për dëbimin e romëve. Të kemi diskutim mes palëve për zgjidhje afatgjatë. Regjistrim i tyre, ndihmë ekonomike, strehim për ta”,- tha Wilton.

Edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi tha se mbështet Avokatin e Popullit e i rikujtoi politikës shqiptare se integrimi i komunitetit rom në vendin tonë është njëri nga 12 prioritetet për marrjen e statusit kandidat. “Duhen shanse të barabarta për romët…Institucionet të bashkëveprojnë”,-tha ai duke kujtuar se BE-ja i ka dhënë Shqipërisë 3 milionë euro për komunitetin rom.

Ju e dini që një nga 12 prioritetet kyçe të cilat Shqipëria duhet ti përmbushë për të ecur përpara drejt BE-së, ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtje e të drejtave të komunitetit rom. Ne inkurajojmë të gjitha institucionet shqiptarë që të bashkëpunojnë që të gjendet një zgjidhje si afatshkurtër dhe afatgjatë për këtë çështje. Mendoj që kemi të bëjmë me një çështje që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, të drejtat për të gjithë. E drejta është diçka që askush nuk jua merr dot. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot,- tha ambasadori Sequi për mediat.

Përfaqësuesja e OKB-së në Shqipëri, Touimi-Benjelloun e pranishme në tryezë tha: ” Ekziston mundësia për zgjidhjen e çështjes së romëve, përmes bisedimeve mes palëve”, për përmirësim të mirëqenies së komunitetit rom në vendin tonë.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës nuk ka ndalur vaditjen e lulishtes poshtë shtatores së Skënderbut, paçka aty ishin romët, të cilët kanë mbetur pa strehë.

romet-700Romët tek ‘Sheshi Skënderbej’

Të ndodhur në mes të katër rrugëve, të pastrehë dhe të dëbuar, familjet e komuniteti rom protestuan dje përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar të drejtat e tyre. 37 familjet janë vendosur tek Sheshi Skënderbej dhe mbeten të vendosur të jetojnë aty deri në një përgjigje nga bashkia e Tiranës. Ndërsa paradite ata janë përplasur me policinë bashkiake.

Duam të drejtat tona jemi shqiptarë. Mbani premtimet,- ishin disa nga thirrjet e grave, nënave e fëmijëve romë që protestonin me pankarat në duar.

Ndërsa kreu i federatës së romëve Xheladin Taço, tha se kërkesa e vetme e tyre është vetëm të dëgjohen nga kryetari i bashkisë dhe institucionet shtetërore dhe të mbajnë premtimet.

BASHKIA-ROMET2okpBashkia ‘vadit’ romët

Ka dy javë që familjet tek ish ndërmarrja artistike i kanë nxjerrë jashtë. Kemi depozituar kërkesë pranë bashkisë për takim dhe nuk kemi marrë. Qeveria, ministria e bashkia nuk po reagojnë. Po protestojmë për të reaguar dhe të na dëgjojë zërin. Në emër të federatës rome i bëj thirrje të gjithë institucioneve për të na dëgjuar. Kemi dhënë dhe ne kontributin tonë. Jemi të përqendruar në Shqipëri prej 600 vitesh dhe jemi të barabartë, shteti të na dëgjojë. Na vjen keq që ndërkombëtarët reagojnë, por jo shteti shqiptar,- tha Xheladin Taço.

BASHKIA-ROMET1okpUjë pranë romëve

Protesta vjen disa ditë pasi famljet rome u dëbuan nga vendbanimet e tyre pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Mbi 37 familje që jetonin tek trualli i ish-ndërmarrjes artistike, ringritën çadra të improvizuara në trotuar ngjitur me murin rrethues ku u përzunë.

BASHKIA-ROMET4okpRomët në qendër

Avokati i Popullit Igli Totozani ka bërë pothuajse çdo ditë thirrje bashkisë dhe qeverisë që të marrin masa urgjente për zgjidhjen e strehimit të këtyre familjeve teksa theksoi se po shkelen të drejtat e njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›