E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen me thikë dy persona në Vlorë

Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes tyre në lagjen “Pelivan Leskaj”.

Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohe në vendgjarje është gjetur edhe thika. Dy persona janë shoqëruar në policinë e Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›