E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishin humbur rrugën, policia e Pukës shpëton dy turistet holandeze, njëra ishte lënduar

Policia e Pukës iu ka shkuar në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.

Të dyja turistet janë në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›