E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset 51-vjeçari në minierën e kromit, e zë masivi i dheut

BULQIZE - Në Bulqizë shënohet një i plagosur mesditën e sotme teksa punonte në një galeri kromi. Ai quhet Defton Hoxha dhe është 51 vjeç.

Gjatë kohës, që punonte në minierë atë e ka zënë një masiv dheu duke e plagosur.

51-vjecari është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›