Bulqizë, shembje gurësh në minierë, plagoset një minator
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesditës në Bulqizë, ku një minator 50-vjeçar ka mbetur i plagosur për shkak se është zënë nga një masiv i madh gurësh.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se minatori i plagosur është Defton Hoxha 50-vjeç.
Nga hetimet paraprake mësohet se minatori i kompanisë ACR po punonte në minierën e kësaj kompanie ku papritur është zënë nga një masiv i madh gurësh. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital.
(e.m/BalkanWeb)