Çeki, eksploziv në qendër të kryeqytetit, 55 të plagosur
ÇEKI- Të paktën 55 persona mbetën të plagosur dhe mbi 220 janë evakuuar nga një shpërthim në një ndërtesë, sipas burimeve policore.
Po ashtu ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar në shuarjen e zjarrit që ka përfshirë ndërtesën.
''Ka shumë gjasa që të bëhet fjalë për një shpërthim të shkaktuar nga një rrjedhje gazi, por nuk përjashtohet që të ketë edhe shkaqe të tjera të aksidentit'', deklaroi për televizonin zëdhënësi i policisë, Tomas Hulan.
Disa ndërtesa përreth, në vendin e shpërthimit, janë dëmtuar rëndë.
Në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi gjendet Fakultetit i Kinematografisë dhe Shkencave Sociale të Universitetit "Carlo".
(e.m/BalkanWeb)