Plagoset Filip Gjeloshi miku i Zanit
Ngjarja ka ndodhur ne rrugen Siri Kodra ne Tirane pas nje shkembimi zjarri mes personave qe ndodheshin ne dy automjete. Sipas burimeve te policise nga vendi i ngjarjes te shtenat me arme kane qene te dyanshme nga dy automjetet qe dyshohet se para ngjarjes jane ndjekur mes tyre. Pas te shtenave qe kane zgjatur per disa minuta Filip Gjeloshi 37 vjec ka mbetur i plagosur rende me arme zjarri. Ai eshte derguar per ndihme mjekesore ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ku ndodhet ne gjendje te rende per jeten. Nderkohe policia e kryeqytetit ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. Burime te policise kane pohuar se automjeti tjeter me te cilin shkembeu zjarr Filip Gjeloshi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Forcat e policise pasi kane administruar provat ne vendin e ngjarjes kane rrethuar zonen dhe me pas kane nisur kontrollet per kapjen e autoreve te krimit. Paraprakisht policia ka ngritur disa pista ku me kryesorja eshte ajo e nje konflikti me arme per shkaqe hakmarrjeje ndaj Filip Gjeloshit. Ne vitin 1995 Filip Gjeloshi eshte akuzuar e denuar nga Gjykata e qytetit te Tropojes me 14 vjet burg per vrasje dhe per perdhunimin e nje shtetaseje. Ai ishte arratisur nga burgu ne vitin 1997 gjate trazirave duke i shpetuar denimit. Sipas policise i plagosuri njihet si person me precedente te meparshem penale edhe ne Tirane. Ai ka qene i burgosur me akuzen e tentatives se vrasjes ndaj shtetasit Sh.Beqiraj ne 16 shkurt te vitit 2003. Edhe ngjarja e tete viteve me pare kishte ndodhur ne rrugen Siri Kodra ku Filip Gjeloshi qe ka dashur te lidhe nje tel ne shtyllen e tensionit ka pasur konflikt me shtetasin Sh.Beqiraj qe ka tentuar ta ndaloje kete veprim. Sipas hetimeve te Prokurorise Gjeloshi kishte qelluar me arme ne vendin e ngjarjes. Fatmiresisht 43-vjecarin nuk e preken plumbat por me pas ai u paraqit ne polici dhe beri denoncim. Gjeloshi u arrestua ne Allias por pas 9 muajve ne burg u la i lire per mungese provash. Ne qershor 2005 Filip Gjeloshi u akuzua se kishte plagosur fqinjin e tij K.P me arme zjarri. Prokuroria hapi ceshtje penale ndaj te dyshuarit pasi 37-vjecari u akuzua se kishte kercenuar edhe prokurorin e ceshtjes. Filip Gjeloshi u arrestua per kete ngjarje ne vitin 2006 ne Lekbibaj te Tropojes pas nje ndjekjeje te gjate nga forcat RENEA. Ai ishte lene i lire me pas per shkak se Gjykata e Tiranes e shpalli te pafajshem per akuzen e tentatives se vrasjes ndaj elektricistit ne rrugen Siri Kodra ne Tirane. Filip Gjeloshi njihet si mik i ngushte i Zani aushit. Gjate kohes se mbajtjes ne paraburgimin 302 ne Tirane Filip Gjeloshi u plagos me thike gjate nje perleshjeje me shtetasin tjeter te arrestuar E.Ymeri mik i ngushte i Gazmend Brrakes. Brraka ka qene nje nga kundershtaret me te ashper te grupit te Zani aushit ne Vlore ne vitet 1997. re.kr