E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne Qafe-Krrabe per borxhin ne gjyq autori Albano Kusi

Prokuroria e Tiranes perfundon hetimet dhe dergon ne gjyq te dyshuarin si autor te vrasjes se Shkelqim Nozllit ne tetor te vitit te kaluar. Trupi i pajete i viktimes u gjend ne kilometrin 24 te aksit rrugor Tirane-Elbasan ne zonen e Qafe-Krrabes. Sipas Prokurorise Albano Kusi do te perballet ne gjykate me akuzat e vrasjes me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Dosja ne ngarkim te Kusit kusheri i viktimes eshte regjistruar me numrin 960 ne sekretarine e Gjykates se Tiranes. Burime zyrtare te gjykates pohuan se per shqyrtimin e saj eshte perzgjedhur gjyqtari Martin Deda. Ngjarja ku mbeti i vrare me arme zjarri Shkelqim Nozlli ndodhi ne 16 tetor te vitit 2010 nderkohe qe trupi i tij u gjet dy dite me vone. Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte nje borxh i papaguar mes viktimes dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret per blerjen e dy pistoletave ne te cilin ishin perfshire edhe dy punonjes se Policise se Burgjeve. Policet I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes per moskallezim krimi ndersa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit te Gjykates qe la ne arrest me burg Albano Kusin pas arrestimit te tij motivi i ngjarjes ishte nje borxh prej 650 eurosh qe i kishte viktima. Sipas Kusit keto para viktima ia kishte kthyer e me pas ia kishte kerkuar serish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjesve te policise shitjen e dy pistoletave nga 1 mije euro secila. Sipas vendimit te mases se sigurise diten e ngjarjes Nozlli ka takuar policet. Pasi u ka treguar njeren nga pistoletat ai u ka marre atyre shumen e 1750 eurove. Me pas u ka thene se do te takonte kusheririn e tij Kusin per te marre pistoleten tjeter. Sipas hetimeve Nozlli ka Takuar Kusin dhe me ane te nje taksie kane udhetuar drejt Qafe-Krrabes ku pas dy ditesh Nozlli u gjend i vdekur. Gjate deklarimeve ne polici Kusi ka pranuar se ka qene ai autor i vrasjes se Nozllit. Kusi pretendon se viktimen e kishte te afert dhe se ky i kishte borxh shumen prej 650 eurosh. Diten e ngjarjes ata jane takuar se bashku dhe kane shkuar ne Kerrabe pasi viktima i ka thene Kusit se atje do te gjente shumen e parave per tia kthyer. Gjate rruges Kusi pretendon se viktima ia ka dhene parate. Me pas kur kane arritur ne Kerrabe viktima i ka marre Albanos nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes viktima ka kerkuar ti marre serish parate e dhena disa caste me pare. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur thuhej ne vendimin e mases se sigurise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›