Pritet të mbërrijë në Rinas trupi i Aleks Nikajt

Mbërrin sot rreth orës 13:00 në Rinas trupi i pajetë i Aleks Nikajt, viktimës së katërt të 21 Janarit. Burimet nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se një grup deputetësh sëbashku me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama dhe familjarë të viktimës do të udhëtojnë drejt Rinasit për të pritur trupin e pajetë të 36 vjeçarit nga Lezha.
Nikaj u plagos me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 Janarit ndërsa qëndronte në trotuarin përballë Kryeministrisë. Ai u dërgua në spitalin ushtarak të Tiranës ku qëndroi për një javë në reanimacion në gjendje kome të thellë dhe mbahej në jetë me frymëmarrje të drejtuar.
Më pas u pa e nevojshme dërgimi i tij në një nga spitalet më të mira të Stambollit ku qëndroi një javë tjetër por gjendja e tij shëndetësore nuk pati përmirësime ndërsa dje u njoftua se ai ndërroi jetë pas disa ditëve vdekje klinike.