Plagoset kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës
TIRANË- Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Ardit Kaja. Sipas të dhënave të para, Kaja është qëlluar në afërsi të ministrisë së Transporteve, kur sapo kishte dale ne Bashkia e Tiranes dhe ishte futur ne automjet.
Dyshimet e para jane se ai eshte qelluar nga dy persona me motor. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Mjeket kane bere me dije se ai ka marre nje plumb ne kembe dhe per kete po i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për atë që ka ndodhur, autorët, apo edhe motivet.
Kaja u emërua drejtorit të Inspektoriatit Ndërtimor pranë Bashkisë në vend Afrim qendros. Ardit Kaja ka qenë deputet i PS në legjislacionin e vitit 2001-2005 si dhe kandidat në zgjedhjet e qershorit.