E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset kryeinspektori Ndertimor ne Bashkine Tirane Ardit Kaja

Drejtori i Inspektoriatit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes Ardit Kaja eshte plagosur rende nga persona ende te paidentifikuar. Dy personat e armatosur pasi kane qelluar mbi Kajen jane larguar me motor. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te Bashkise se Tiranes.

Kaja eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Mjeket jane shprehur se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e kesaj ngjarje.

Ai u zgjodh deputet ne zgjedhje te pjesshme per zonen 19 ne Bulqize pas dorezimit te mandatit nga ana e deputetit Ismail Lleshi me 15 qershor 2002. Kaja fitoi zgjedhjet e pjesshme duke u bere deputet me 2 shtator 2002. Ai ishte kandidat per deputet edhe ne zgjedhjet e vitit 2005 ne zonen 20 ne Bulqize por nuk arriti te fitoje. Kaja u emerua ne postin e drejtorit te Inspektoriatit Ndertimor duke zevendesuar Afrim Qendro.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›