E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar

Policia lokale bëri të ditur se i lënduari është shtetasi Dh. Fundo, 45-vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, duke marrë plagë në pjesën e këmbës.

Autori i kësaj ngjarje është shtetasi Alfon Collaku, 29-vjeç, i cili menjëherë pas ngjarjes është larguar me shpejtësi, duke i shpëtuar prangave të forcave të rendit. I plagosuri ka përfunduar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria e Korçës ka nisur ndjekjen penale ndaj shtetasit Collaku. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-30 09:17
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›