E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj: Pse votat e kontestuara duhet te numeroheshin

INTERVISTA/ Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj flet edhe si jurist kur thote se vendimi i KQZ per numerimin e votave te futura ne kutite e gabuara eshte korrekt edhe ne aspektin e procedures. Pohon se nje kompetence te tille (numerim-vleresim-perllogaritje rezultati), e kryen vetem nje KZAZ, por ne kushtet kur asnje nga 11 KZAZ e Tiranes nuk e ka kete kompetence, rezulton fare qarte dhe shprehimisht se kompetente ligjerisht, per te miratuar rezultatin e gares elektorale ne Bashkine Tirane per kryetar bashkie, eshte KQZ, e pajisur kjo me instrumentet si cdo KZAZ tjeter jashte Tiranes.

Zoti Alibeaj, si jurist dhe njekohesisht anetar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, si e vleresoni vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per numerimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar? Te sakte apo jo nga ana ligjore?

Ne ceshtje juridike qe kane te bejne me te drejta te tilla thelbesore kushtetuese, sic eshte ajo e votes, nuk eshte e nevojshme te kesh njohuri te posacme juridike, per te vleresuar sesa i drejte eshte nje veprim, i cili synon numerimin dhe perllogaritjen e votes se cdo qytetari. Mjafton te thuhet kjo pra, qe vota e qytetareve numerohet dhe vleresohet dhe perllogaritet ne rezultat, dhe si pasoje "drejtesia" e ketij veprimi eshte e garantuar. Sigurisht qe nje sistem shteteror, qendron ne kembe ne baze institucionesh dhe ne baze te procedurave ligjore mbi te cilat veprojne ato. Dua te them qe edhe procedurat, te cilat 'disiplinojne', menyren se si votohet, kur votohet, si numerohet dhe si vleresohet e si perllogaritet rezultati, jane thelbesisht te rendesishme. Sidomos ne ceshtje procedure, ligjet tentohen te shkruhen ne menyre strikte, pa lene marzh dikrecioni interpretativ. E njejta gje ka ndodhur me Kodin Zgjedhor. Pjesa e procedures se votimit, numerimit dhe vleresimit te votes, eshte pjese procedurale ne thelb, e cila eshte shkruar me shume vemendje, me shume detaje, me shume rigorozitete brenda. Ne kete pjese jane renditur, po me kaq skrupolozitet edhe rastet e pavlefshmerise se votes. Tej dhe jashte ketyre rasteve nuk mund te gjenden shkaqe pavlefshmerie te fletes se votimit. Ne keto raste te pavlefshmerise se votes, te renditura si nje liste e fundme dhe e mbyllur, nuk perfshihet hipoteza e gjetjes se fletes se votimit jo ne kutine perkatese. Keshtu qe edhe proceduralisht, vendimi i KQZ i cili vleresoi, numeroi dhe perllogariti ne rezultat keto flete votimi eshte plotesisht ne perputhje me kodin zgjedhor. Jo vetem kaq, porse edhe kompetenca e KQZ, per ta kryer ajo kete veprim, eshte teresisht e mbeshtetur ne Kod. Bashkia Tirane e kuptuar si zone zgjedhore, ka dy rezultate per tu shpallur: per kryetar bashkie dhe per keshill bashkiak. Neni 33 pika "g" e Kodit tregon se organi qe shpall rezultatin per kryetar duhet te jete nje KZAZ. Po keshtu neni 122 pika 6 nuk ia jep kete mundesi asnjeres prej KZAZ-ve te njesive bashkiake ne Tirane, por i orienton ato ta cojne dokumentacionin ne KQZ. Nga ana tjeter, pergjate numerimit te kutive per minibashkite mund te gjenden flete votimi per garen e Bashkise. Sipas procedures, keto flete fillimisht kontestohen. Pastaj mbi to do te duhet te merret nje vendim i cili duhet t'i deklaroje te vlefshme ose jo, nese i deklaron te vlefshme duhet te vleresoje se per cilin kandidat eshte vota, dhe se fundmi edhe te urdheroje GNV te korrigjoje rezultatin. (neni 118 pika 4 e kodit zgjedhor). Kuptohet, qe nje kompetence te tille (numerim-vleresim-perllogaritje rezultati), e kryen vetem nje KZAZ e cila ka kompetence te nxjerre rezultatin e Bashkise Tirane. Ne kushtet kur asnje nga 11 KZAZ e Tiranes nuk e ka kete kompetence, ne kushtet kur KZAZ e Tiranes, ne funksion te nxjerrjes se rezultatit vetem per Bashkine Tirane, detyrohen te cojne dokumentacion zgjedhor ne KQZ, ne kushtet, kur sipas nenit 166 te Kodit thuhet se "kryetar bashkie ose komune zgjidhet kandidati qe fiton numrin me te madh te votave te vlefshme te zgjedhesve qe kane votuar ne njesine vendore perkatese", ne kushtet kur nga GNV e Tiranes ka vota te kontestuara, dhe KZAZ e Tiranes, duke qene se nuk marrin dot vendim ia kalojne ceshtjen KQZ (neni 35 pika 5), rezulton fare qarte dhe shprehimisht se kompetente ligjerisht, per te miratuar rezultatin e gares elektorale ne Bashkine Tirane per kryetar bashkie, eshte KQZ, e pajisur kjo me instrumentet si cdo KZAZ tjeter jashte Tiranes. Per te gjitha arsyet e mesiperme, vendimi i KQZ per te cilin juve me pyesni, eshte korrekt edhe ne aspektin e procedures.

A mund te quhet i sakte nga ana juridike edhe vendimi per te mos nxjerre rezultatin paraprak nga KQZ, per shpalljen e kandidatit socialist Edi Rama si fitues, me 10 vota me shume?

Nuk ka sens referimi tek nje "rezultat" i tille. Ai nuk eshte nje rezultat. Ai eshte thjesht nje raport shifrash, qe tregon sasine e votave te vlefshme te shperndare mes kandidateve, pergjate procesit te numerimit te votave, porse kur ky proces numerimi nuk kishte perfunduar ende. Eshte njesoj sikur te thuash, qe te shpallej rezultati ne perfundim te numerimit te kutise se pare, dhe te lije pa numeruar te gjitha te tjerat. Pra keto jane thjesht shifra paraprake, pa kurrfare vlere juridike e madje as matematike apo statistikore. Rezultat ne kuptimin juridik te fjales eshte ai qe parashikon neni 166 i Kodit Zgjedhor sipas te cilit: "Kryetar bashkie ose komune zgjidhet kandidati qe fiton numrin me te madh te votave te vlefshme te zgjedhesve qe kane votuar ne njesine vendore perkatese". Pra duhen vleresuar te gjitha fletet e votimit kudo qe te ndodhen (ne kutite respektive ose jo), te deklarohen ose jo si te vlefshme (meqe ne nenin 117, gjetja e fletes ne kutine jorespektive nuk eshte shkak pavlefshmerie, keto flete jane te vlefshme), te vleresohen keto vota se ne favor te kujt kane shkuar, te shperndahen votat e vlefshme ndermjet kandidateve dhe te behet renditja, e ne perfundim ai kandidat qe ka marre numrin me te madh, shpallet edhe fitues. Ky eshte i vetmi rezultat qe njeh ligjerisht Kodi Zgjedhor. Ben sens te diskutohet vetem per kete rezultat. Te tjerat diskutime jane humbje kohe.

Ne pritje te nje vendimi nga ana e Kolegjit Zgjedhor, opozita po kercenon ne menyre te vazhdueshme, per protesta dhe mbi te gjitha se nuk do te njohe rezultatin. Por pervec ketij fakti, socialistet nuk marrin pjese as ne komisione dhe as ne seanca plenare. A mund te vijoje Kuvendi punen normalisht ne keto kushte?

Ato cfare thote opozita, per ate se cfare do te beje ne te ardhmen duket se eshte nje " déjà vu " e sjelljes se saj dy vitet e shkuara. Protesta dhe bojkot dhe mosnjohje rezultati ishte triada e moralit te sjelljes politike te saj. Kuvendi procedoi me punimet e tij sic mund ta keni vene re. Kuvendi procedoi me miratim ligjesh per kryerjen e reformave, te sjella nga qeveria. Kuvendi realizoi procedurat e veta ne funksion te marredhenies me organet dhe pushtetet e tjera (procedurat e dhenies se pelqimit per kandidatet ne Gjykate te Larte dhe ate Kushtetuese). Kuvendi ka realizuar zevendesim dhe emerim ministrash. Kuvendi per cdo vit miratoi buxhetin. Kuvendi per cdo vit priti dhe degjoi raportimet e institucioneve te pavaruara. Kuvendi per cdo vit realizoi veprimtarine e tij te jashtme diplomatike. Kuvendi pra ka kryer dhe funksionuar normalisht. Madje edhe ne kushtet kur opozita "bojkotuese" apo "gjysembojkotuese" uzurpoi podiume apo theu karrige. Keshtu pra qe ne mungese se sjelljes me arsye te opozites, qe tani e me tutje, e sigurt eshte qe veprimtaria e Kuvendit sic e sqarova me siper do jete normale. Thjesht do mungojne ca numra deputetesh dhe ndoshta ndonje ligj i cilesuar nuk do arrije te miratohet, porse se paku do dihet qe kjo eshte pergjegjesi e ketyre numrave te opozites qe nuk sillen ne menyre te arsyeshme karshi shqiptareve.

Cilat do te ishin kostot per ecurine e reformave ne vend, ne rast se socialistet do te vijojne te mbajne te njejtin qendrim bojkotues ndaj institucioneve?

Asnje kosto. Asnje kosto per sa i perket reformave qeveritare. Atyre reformave te cilat realizohen edhe nepermjet komponentit te reformimit legjislativ te zakonshem. Nje qeveri teksa votohet nga zgjedhesit per te realizuar premtimet e veta qeverisese, ka mundesine dhe detyrimin te beje reforma te gjera dhe te thella, per aq sa kjo gjeresi dhe thellesi eshte determinuar nga masa e mbeshtetjes qe ka marre ne numra anetaresh te Kuvendit. Pra qeveria kryen te gjitha reformat administrative pa me te voglen pengese. Kryen reformat strukturore pa me te voglen pengese. Kryen reformat ligjore, qe bazohen ne legjislacion te thjeshte pa me te voglen pengese. Nese eshte fjala per reforma te ligjeve te cilesuara, kjo eshte ceshtje e reformes qe duhet te kryeje Kuvendi, madje me saktesisht forcat politike ne Kuvend. Pra eshte pergjegjesi e perbashket e te gjitha partive politike ne Kuvend. Marrin merita dhe pergezime, nese i kryejne se bashku. Merr pergjegjesine ajo pale qe behet pengese.

A mund te kete nje zgjidhje nje situate e tille, ndoshta percapje per ndonje negociate te mundshme mes paleve, qe gjithcka te funksionoje si duhet ?

Nje situate e tille (gjithnje nese do te ndodhe, sepse deri tani vetem fjale ka) ka gjithnje zgjidhje. Mjafton qe pala qe nuk vjen ne institucion t'i kthehet atij. Ky eshte nje detyrim jo ndaj paleve te tjera, por eshte detyrim ndaj zgjedhesve te vete, eshte detyrim ndaj vete sistemit parlamentar demokratik, eshte detyrim edhe ndaj interesave afatgjata te vete opozites. E sigurt eshte qe me kete sjellje te opozites, kjo e fundit vecse disfata elektorale do te pesoje. Vetem te sjellurit me arsye, te berit e debatit politik ne kuvend, te paraqiturit e alternativave politike, eshte qasja normale e gares elektorale ne syte e publikut. Gare kjo qe vazhdon pergjate gjithe mandatit te kuvendit. Vetem keshtu publiku do te vleresoje nje pale politike dhe eventualisht ta shperbleje me vota ate. Gjithsesi e ardhmja do jete ajo, qe do te tregoje se cila do jete sjellja konkrete opozitare, cilat do jene justifikimet e radhes se saj, cfare pretendimesh do te fabrikoje dhe eventualisht edhe reagimi nderkombetar ndaj saj. Ajo cfare mund dhe duhet te thuhet sot, per opoziten dhe jo vetem, eshte qe te gjitha palet te pranojne rezultatin e zgjedhjeve te 8 majit qe do deklarohet nga Kolegji zgjedhor. Ky do jete vertete nje fillim i mbare per opoziten.

Si mund te vijoje pune mazhoranca, ne rast se opozita, nuk njeh nje fitore te mundshme te zotit Lulzim Basha per Bashkine e Tiranes dhe refuzon te jete aktive ne cdo institucion ?

Puna ne kete vend, nuk ka per te qene kurre peng i sjelljes se opozites. Pune me te mira do kryhen nese opozita do te sillet sic e kerkon morali politik dhe rendi juridik i ketij vendi. Perndryshe, vetem qortime elektorale, ndeshkime morale dhe zbatim korrekt te ligjit do kete. Me kaq besoj se i kam thene te gjitha.

A diskutohet marrja e nje mendimi ne kete situate nga Komisioni i Venecias mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe proceduren e ndjekur? Do te sherbente kjo si nje zgjidhje?

Sistemi gjyqesor shqiptar, apo me sakte funksionimi i tij, parashikon qe gjykata shqiptare te jape vendime bazuar ne ligj dhe ne prova. Madje edhe kur ligji eshte jo shume i qarte, apo mungon, perseri gjykata eshte e detyruar te jape vendim (neni 1 i Kodit te Procedures Civile). Une kam besim se sistemi gjyqesor, me sakte Kolegji Zgjedhor, i ka te gjitha kapacitetet per te shqiptuar nje vendim i cili do te jete sqarues dhe ezaurues per cfaredo lloj moskuptimi apo keqkuptimi mbi kodin zgjedhor apo ceshtje te tjere qe debatohen sot publikisht. Sistemi gjyqesor, madje me sakte procesi gjyqesor nga ana tjeter eshte i disiplinuar edhe ne baze te afateve te prera, te cilat duhet t'i respektoje. Kolegji Zgjedhor, p.sh., ka vetem 10 dite kohe per te dhene vendimin mbi nje kerkesepadi. Nga ana tjeter, sistemi gjyqesor, gjykatat pra, teksa jane ngarkuar nga Kushtetuta te zgjidhin konfliktet e bejne kete te painfluencuara nga askush dhe per cfaredo arsye. Keshtu, qe mua me duket guxim i tepruar nga ana ime te diskutoj, nese i duhet apo jo nje "amicus curia" Kolegjit Zgjedhor. Une besoj se zgjidhja e vetme ne keto raste nuk eshte vendosja ne diskutim e autoritetit profesional te Kolegjit, porse vetem pranimi pa komente i vendimit eventual qe ai do te jape per secilen kerkese te drejtuar ndaj tij. Tek e fundit eshte ai qe vendos per gjithcka. Tashme jemi ne fazen e procesit ku vendos vetem gjykata. E per te dhe per te gjithe ne te tjeret qe soditim nga jashte kete faze vlen sentenca latine: "Juris novit curia".

Intervistoi: Rozeta Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›