E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen tre shtetas të dënuar nga drejtësia

 Fillimisht u arrestua shtetasja Alketa Naçollari, 38 vjec, banuese Tiranë. Kjo shtetase është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendim të formës së prerë në prill të vitit të shkuar me vit heqje lirie si dhe gjobë në masën prej 300 000  lekësh.

Ajo akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit në kredi” dhe “falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4  Tiranë u realizuara kapja e shtetasit në kërkim Lek Marku, 22-vjeç, banues në Shendëlli Sarandë. Në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër me vendim të datës  25.10.2008, e ka dënuar më 5 vjet heqje lirie dhe 6 milion lekë gjobë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi Lulzim Rizvani, 31-vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, me vendim të datës 25.06.2010, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “vjedhjes”, në bashkëpunim e mbetur në tentativë. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-30 09:45
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›