Plagoset me armë zjarri një grua në Fier, në kërkim babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një grua është plagosur me armë zjarri në zonën e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia. Ata janë babë e bir, A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për grumbullimin e provave. Pas plagosjes, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë” dhe “Fier-Lushnjë”, duke u përpjekur të lokalizojnë dhe kapin autorët.
Shtetasja S. M. ka mbetur e plagosur, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Aktualisht, autorët janë ende në arrati dhe kërkohen nga autoritetet.
/rtsh.al/